Shoqeria Interalbania sha., njofton gjithe partneret ne biznes se me date 23.02.2010, aksioneret ekzistues shqiptare kane bere efektive blerjen 51 % te aksioneve qe i takonin qe nga viti 2007 shoqerise Qipriote Advantage Capital (ish Aspis Holding). Ne kete menyre kapitali i shoqerise Interlbanian eshte 100% vendas. Blerja e ketyre aksioneve u be me qellim shmangien e cdo lloj lidhjeje direkte dhe indirekte mes shoqerise sone dhe grupit financiar Aspis Group ne Greqi. Mungesa e shkembimeve financiare ndermjet Interalbanian dhe kompanive te grupit beri qe shkeputja te ishte e thjeshte dhe pa kosto financiare per kompanine.
Nderkohe, shoqeria Interalbanian vazhdon te jete nje nga kompanite me rritje konstante, me cilesine me te mire te sherbimit ndaj klientit dhe me nje performance te shkelqyer financiare. Interalbanian sh.a gjate vitit 2009 realizoi nje rritje prej 15% ne te ardhura, demet e paguara jane rritur me 45%, dhe rentabiliteti ndaj kapitalit eshte ne masen 15%.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin e deritanishem, perfitojme nga rasti, per t’ju garantuar qe Interalbanian sh.a do te vazhdoje te jete nje partner I sigurte dhe I besueshem per biznesin tuaj.