Gjatė vitit 2009, primi i Shkruar Bruto u rrit me 15% nė krahasim me vitin e kaluar, duke e pėrmirėsuar akoma mė shumė situatėn e kompanisė, ashtu siē ka ndodhur gjatė viteve tė fundit. Pjesa mė e madhe vijnė nga sigurimet jo motorike. Te ardhurat nga portofoli i pronės u rritėn me 24%, rritje qė ėshtė shumė mė e lartė se mesatarja e tregut, e cila ėshtė vetėm 13%.

Nga pikėpamja e shėrbimit ndaj klientit, Interalbanian pagoi 188 milion Leke nė trajtimet e dėmeve, ose 40% mė shumė se viti I kaluar. Ne u ofrojmė klientėve tanė produkte dhe shėrbim shumė tė kualifikuar, kjo falė menaxherėve tanė me eksperiencė ne fushėn e sigurimeve.

Kėtė vit kapitali u rrit me 15%. Interalbanian ka pėrgatitur raportet financiare nė pėrputhje me IFRS. Fitimi pas tatimit ishtė 65 milion Lekė, i cili ėshtė 27% mė shumė se nė 2008. Kthimi mbi Kapitalin (RoE) ėshtė 14% ndėrkohė qė ky tregues pėr tregun ishte vetėm 11%.
Totali I Aseteve ėshtė 19% mė shumė nė fund tė 2009 nė krahasim me fundin e 2008. Njė rritje e konsiderueshme prej 20% ėshtė shėnuar edhe nė investime (Cash dhe Depozita) duke pėrfshirė kėtu edhe efektet e kursit tė kėmbimit. Kapitali aksioner u rrit me 14.6% nė krahasim me 2008. Nė fund tė 2009, rezervat teknike tė kompanisė janė 26% mė tė larta se nė 2008.
Kėshtu, Interalbanian ėshtė e pėrgatitur qė tė pėrballet me sfidat e sė ardhmes. Situata e kompanisė ėshtė e qėndrueshme dhe shitjet rriten vazhdimisht nė sajė tė avantazheve konkuruese tė kompanisė.