Kartoni Jeshil eshte sigurimi nderkombetar personal, qe duhet mbajtur gjithnje me vete ne makine, kur udhetoni jashte Shqiperise. Ky sigurim mbulon territoret e te gjithe vendeve te cilat jane listuar ne formatin e tij dhe nuk jane te shenuara me kryq.
Gjithmone i duhet kushtuar vemendje e vecante :
- Per sa kohe eshte i vlefshem Kartoni Jeshil;
- A mbulon sigurimi udhetimin tuaj;(duhet kontrolluar lista e vendeve. Kliko Këtu).
- A jane shenuar ne rregull te dhenat e makines sipas lejes se qarkullimit;
- Adresa e Kompanise INTERALBANIAN sh.a ne Karton Jeshil;
Aksidenti perben shqetesim per cdo person i cili perfshihet ne te.
Prandaj eshte shume e rendesishme te marresh asistencen e nevojshme per aksidentin Kete asistence dhe sherbim falas kompania INTERALBANIAN sh.a e ofron per klientet e saj.
Ne rast aksidenti apo te ndonje defekti teknik mjafton te telefononi ne numrin:
0030 6944168992 dhe ju do te ndihmoheni per çdo çeshtje qe ka lidhje me policine, transportin tuaj ne servisin me te afert si dhe me demshperblimin tuaj nese nuk jeni fajtor ne aksident.
Te gjithe ato qe udhetojne me makina ne territorin e
GREQISE mund te perfitojne disa sherbime falas nese pajisen me karton jeshil te kompanise se sigurimeve
INTERALBANIAN!
Ne te gjitha rastet e tjera, mund te telefononi ne Byrone Kombetare te vendit ne te cilin jeni, adresen dhe telefonin e te ciles e gjeni ne Karton Jeshil, per te marre informacionin qe Ju nevojitet.